27-09-2021

Parashikimi i motit

Sot në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Rreth viseve malore parashihet të ketë edhe reshje shiu.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 9 gradë Celsius, kurse ato maksimalet e ditës 23 deri në 25 gradë Celsius.

“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende, kryesisht rreth viseve malore parashihen të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.