25-11-2024

Parashikimi i motit për javën e dytë të nëntorit

Prishtina Weather ka njoftuar se sot do të jetë më ftohtë dhe do të ketë rënie të temperaturave. Nuk përjashtohet mundësia as për riga lokale shiu.

Java e dytë e nëntorit fillon me mot të butë, që po mbanë ditëve të fundit, por me vransira, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu. E riga shiu mund të ketë edhe të martën në mëngjes, derisa në aspektin termik pritet rënie e temperaturave e do të mbajë mot më i ftohtë.

Më pas nga e mërkura parashihet mot i qëndrueshëm, me vransira, e nga dita e enjte do të ketë më shumë kthjellime, e të premten kryesisht me diell.

Cilësia e ajrit, ditën e hënë me koncentrime më të rritura të ndotësve ajror si dhe me prezencë të pluhurave shkretinore, do të jetë në vlera të dobëta e shumë të dobëta, mirëpo nga dita e martë qarkullimi më i mirë ajror, shpërndanë ndotësit, e indeksi i cilësisë së ajrit shënon përmirësim edhe në vlera mesatare e të pranueshme.

9.11 – Më ftohtë e kryesisht me vransira. Në mëngjes mundësi për riga lokale shiu.

10.11 – Kryesisht me vransira e ditën edhe intervale me diell.

11.11 – Paradite kryesisht me vransira. Ditën vransirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

12.11 – Kryesisht me diell.  Në mëngjes mund të ketë edhe ngricë, e ultësirave mundësi për mjegull.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 6C e 10C, e por të mërkurën zbresin në 3C, e të premten edhe afër 0C.  Maksimalet të martën zbresin në 10C nga 17C ditën e hënë, e më pas luhaten ndërmjet 11C e 13C.

Dy ditëve të para do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-13m/s, e më pas nga lindja 3-8m/s.

Shtypja atmosferike nga dita e hënën shënon rritje mjaft të shpejt në vlerat lartë mbi normale.

Asnjë koment

Comments are closed.