23-11-2024

Parashikimi i motit për javën e fundit të janarit

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës javën e fundit të janarit, pritet shi në Kosovë

Këtë pritet sa sjellin e hëna, e mërkura dhe e enjtja.

Sipas IHMK-së, nga data 27 e deri më 31 janar do të ketë mot të ndryshueshëm dhe herë-herë i shoqëruar me reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.

IHMK thotë se këto temperatura që parashihen për këtë javë janë dukshëm mbi vlerat e temperaturave mesatare për muajin që jemi, por reshjet e parashikuara, pritet sadopak ta zbusin nevojën e akumulimit të liqeneve, prej të cilave furnizohen qytetarët.

Ndërsa sa i përket situatës biometeorologjike, ajo do të jetë relativisht e mirë dhe në favor të popullatës, sidomos ndaj atyre që kanë probleme me sëmundje kronike, thuhet tutje në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.