27-07-2024

Elefantët arratisen nga cirku, ndalojnë në rrugë për të lozur me dëborë (video)

Dy elefantë arratisen nga cirku, por ndalen për të lozur me dëborë në rrugë! Pamjet që gjeni më poshtë vijnë nga qyteti rus i Yekaterinburg, ku elefantët Carla 45 vjeç dhe Roni 50 vjeç, të cilët bëjnë pjesë të një cirku italian të pozicionuar në Shën Petërburg, arritën të largohen prej tij.

Ata shihen në rrugët e qytetit, ku gjatë së premtes bllokuan qarkullimin.

Ndërkohë u desh ndërhyrja e rreth 12 personave për rikthimin e tuyre në cirk.

Carla dhe Roni bëjnë pjesë e cirkut ‘Togni’, një prej më të njohurve në Itali, i cili shëtit në të gjithë botën.

Drejtori artistik dhe prezantuesi i cirkut Sergey Bondarchuk, tha për mediat se elefantët janë kafshë shumë inteligjente dhe se edhe atyre iu pëlqejnë të lozin dhe jo vetëm të punojnë. /noa.al

SUGGESTED NEWS

Mgid

Asnjë koment

Comments are closed.