05-05-2024

Parashikimi i motit për këtë javë

Nga e marta reshjet parashihen të vazhdojnë vetëm nëpër disa zona, kryesisht në rrafshin e Dukagjinit.

Nga dita e mërkurë e tutje, parashihen edhe intervale diellore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet minus 5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare, kurse në viset e larta, shpejtësia e erës do të arrijë mbi 12m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Asnjë koment

Comments are closed.