Parashikimi i motit për nesër
Nesër do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë 21-25 gr /C.
Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikua pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu ,kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.