Parashikimi i motit për pesë ditë
Sot – Më ngrohtë. Në mëngjes kryesisht me diell. Ditën vransira dhe intervale me diell, por pa të reshura.
30.05 – Më ftohtë, kryesisht vranët, e gjatë ditës kohëpaskohe me reshje të dobëta shiu.
31.05 – Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Priten rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.
1.06 – Vransira e intervale me diell. Pasdite me mundësi për rrebeshe të dobëta shiu e bubullima.
2.06 – Pjesërisht vranët.Temperaturat e ajrit pas një rritjeje ditën e shtunë, nga e diela pësojnë rënie nën vlera mesatare. Minimalet zbresin në 7C, e të mërkuën edhe në 5C.
E maksimalet nga 22C të shtunën, zbresin në 15 C ditën e diel, e mbesin të ulëta deri ditën e mërkurë kur shënojnë rritje deri në 20C.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 3-9m/s.Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave normale.