20-04-2024

UEFA e gatshme ta ndryshojë rregullin e golit mysafir në Ligën e Kampionëve

UEFA po diskuton mundësinë e ndryshimit të vendimit për rregullin e golit mysafir në Ligën e Kampionëve.

Shtëpia e futbollit evropian e ka bërë të ditur këtë sot në mbledhjen e Komitetit në Nyon të Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Jamie Carragher ka kërkuar nga UEFA që të mos bëjë një gabim të tillë.

“Rregulli i golit mysafir në ndeshje është shumë emocionues, ju lutem rishikojeni këtë sepse jeni duke bërë një gabim të madh”, tha Carragher.

Tani pritet miratimi i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së për të ndryshuar apo jo ligjin në fjalë.

Asnjë koment

Comments are closed.