16-04-2024

Zyrtare: Shaqir Totaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Prizrenit

Tashmë është zyrtare që Partia Demokratike e Kosovës, do ta emëroj Shaqir Totajn si kandidat të saj për kryetar të Prizrenit.

Këtë  e konfirmuan burime të portalit “Gazeta e Prizrenit”.

“Po dega është përcaktuar për Totajn”, tha burimi, duke njoftuar se nesër PDK bën edhe zyrtarizimin e kandidatit për Prizren.

Prezantimi do të bëhet nga kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj.

Në ora 13:00, në oborrin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, do të mbahet edhe konferenca për prezantimin e kandidatit, ku parashihet edhe transmetim direkt në televizione nacionale./Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.