03-12-2024

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java do të fillojë me mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Temperatura maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë i IHMK-së:

E hënë- Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

E martë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës vende-vende mund të sjellin shi. Minimalet do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius

E mërkurë- Do të mbajë mot me vranesira dhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius..

E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E premte- Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga verilindja  dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-6m/s./KlanKosova/

Asnjë koment

Comments are closed.