Parashikimi i motit për sot
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të jenë 21-25 gr /C.
Reshjet e fundit që ranë, kanë ndikuar pozitivisht, si në cilësinë e ajrit, po ashtu kanë përmirësuar dukshëm, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike.
Sot do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit. /Gazeta e Prizrenit