25-04-2024

Prizren: Hajni natën thyen derën e një lokali, vjedh afro 500 euro (Video)

Fenomen shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër vetura, banesa, shtëpi, institucione financiare, e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i vjedhjes, ka ndodhur mbrëmë rreth orës 02:52, në një lokal në fshatin Piranë të komunës së Prizrenit.

Sinjalizuesi ka dërguar pamje në redaksinë e Gazetës Sinjali, teksa në videon e parë, shihet hajni duke u përgatitur për të hyrë brenda në lokal.

I dyshuari si fillim nis të vëzhgojë situatën, pastaj e mbulon kokën me kapuç dhe niset me vrap drejt e në lokal. Menjëherë si afrohet tek dera, e thyen atë dhe futet brenda.

Sinjalizuesi bën të ditur se hajni përveç dëmit material që ka shkaktuar, ka arritur të vjedhë edhe një shumë parash afro 500 euro, para këto që ishin mbledhur për bamirësi.

Asnjë koment

Comments are closed.