Parashikimi i motit për sot
Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, përderisa gjatë orëve të para të 24-orëshit, pritet të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të gjenerojë reshje lokale shiu, në momente të caktuara në formë të rrebesheve afatshkurtër.
Gjatë pasdites priten edhe intervale me diell, ku më vonë vranësirat pritet të tërhiqen, derisa mbrëmja do të jetë mjaft e ftohtë, njofton MeteoKosova.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në orët e hershme të mëngjesit, gjatë kalimit të frontit, me shpejtësi prej 15-60 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet do të luhaten prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 14 deri në 18°C.