Parashikimi i motit për sot
Për sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe kryesisht me vranësira të nivelit të lartë, të cilat gjatë orëve të pasdites pritet të shtohen, ku më vonë apo në orët e mbrëmjes, pritet të sjellin reshje të pakta lokale shiu.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 23°C.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!