26-04-2024

Gruaja e bën për spital bashkëshortin në Rahovec, përfundon në Polici

Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat, pasi që zakonisht dhunën e denoncojnë gratë. Një ngjarje e tillë është raportuar nga një burrë në Rahovec, i cili e ka denoncuar gruan e tij.

Gazeta Sinjali mëson se gruaja dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, i cili si pasojë e dhunës ka ikur nga shtëpia dhe ka shkuar te vëllai i tij.

Për shkak të dhunës, 53-vjeçari ka marrë lëndime trupore për çka ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, teksa njësitë policore kanë shoqëruar në stacion për intervistim të dyshuarën bashkë me fëmijët e çiftit.

Para hetuesve policorë bashkëshortja dhe fëmijët e 53-vjeçarit kanë mohuar të kenë ushtruar dhunë ndaj kryefamiljarit.

Me urdhër të prokurorit, ndaj gruas rasti është iniciuar ‘Dhunë në familje’.

Asnjë koment

Comments are closed.