Parashikimi i motit për sot
Për sot ( e mërkurë) parashihet mot kryesisht me diell. Orët e mëngjesit do të mbesin me acar si dhe lokalisht me vranësira të ulëta, të cilat mund të mbesin të pranishme edhe pak në orët e pasdites, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Temperaturat do të shënojnë ngritje në vlerat maksimale, ku minimalet do të luhaten prej -5 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale 6 -10° C. /MK