19-04-2024

Parashikimi i motit për sot

Për sot ( e shtunë ) parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu e bore, breshnizë dhe mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit, reshjet do të jenë kryesisht në formë të borës, me përjashtim në Rrafshin e Dukagjinit, të cilat mund të jenë në formë të shiut.

Me ngritjen e temperaturave gjatë ditës, reshjet e borës pritet të përzihen dhe shndërrohen në ato të shiut edhe në zona të tjera, duke mos përjashtuar breshnizën. Ka mundësi të ketë edhe ndonjë shkarkesë elektrike. Në orët e mbrëmjes e gjitha do të shndërrohet në borë.

Temperaturat minimale do të luhaten prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 4-7 °C.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, e në zona të caktuara pritet jashtëzakonisht e fuqishme, sidomos në zonën e Istogut, me shpejtësi prej 20-90 km/h, njofton MeteoKosova, përcjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.