25-11-2024

Parashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

Prishtina Weather ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditëve të tjera të javës në vend. Sot do të jetë më ftohtë dhe do të ketë shi e bubullima, derisa nga fundjava pritet të përmirësohet moti dhe temperaturat të rriten.

Nga fundjava parashihet përmirësim i motit e temperaturat shënojnë rritje të ndjeshme edhe mbi vlera mesatare, madje nga java e ardhshme edhe mbi 30C, kjo sipas parashikimeve të fundit.

Cilësia e ajrit mbetet edhe gjatë ditëve të ardhshme në vlera të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera të larta, e në fundjavë në kushte të motit më të kthjellët, edhe në shumë të larta, e në këto raste preferohet ekpozim më minimal në rrezet e diellit orëve të mesditës.

20.05 – Më ftohtë.  Herët në mëngjes me reshje të dobëta shiu.  Ditën kryesisht me vransira dhe me rrebeshe shiu dhe bubullima.  Reshje shiu vende-vende vazhdojnë edhe në mbrëmje.

21.05 – Herët në mëngjes vende-vende me reshje të dobëta shiu.  Ditën vransira dhe intervale me diell, por pa të reshura.

22.05 – Më ngrohtë, kryesisht me diell.

23.05 – Kryesisht me diell e shumë ngrohtë.

24.05 – Nxehtë, kryesisht me diell.  Herë herë me vransira kalimtare.

Temperaturat e ajrit të enjten pësojnë rënie, e nga fundjava me tendencë të rritjes. Minimalet zbresin deri në 6C të shtunën, e më pas deri të hënën rriten në 10C, ndërsa maksimalet nesër zbresin deri në 16C, por nga fundjava në rritje deri në 27C, e të hënën edhe deri në 30C.

Era do të fryj mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga krahu verior 5-13m/s, e në fundjavë nga jugperëndimi 5-12m/s.

Shtypja atmosferike pasi pëson rënie të enjten, më pas me tendencë të rritjes edhe mbi vlera mesatare./Gazeta Express

Asnjë koment

Comments are closed.