22-10-2026

Parashikimi i motit për të enjten, 22.10.

Të enjten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Reshje të izoluara pritet të ketë edhe gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa dita do të vijojë me diell dhe vranësira, pa përjashtuar mundësinë e ndonjë rrebeshi të izoluar në zona të caktuara.

Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, pritet të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë reshje të reja, lokalisht në formë rrebeshesh, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Pluhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, duke bërë që reshjet të jenë të përziera me baltë. Pluhuri pritet të largohet gjatë mbrëmjes dhe natës, me depërtimin e frontit të ftohtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila lokalisht do të jetë e fortë, sidomos gjatë depërtimit të frontit të ftohtë, me shpejtësi prej 15-49 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 22°C./MK

 

Asnjë koment

Comments are closed.