Parashikimi i motit për sot dhe katër ditët e ardhshme

24.07 – Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.

25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

26.07 – Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë vransira kalimtare, e përreth viseve malore shfaqen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

27.07 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

28.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 31C të dielen, e nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë.