Parashikimi i motit për sot (e diel)
Për të sot parashihet mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje shiu, shqote dhe bore, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë më intensive. Në relievet malore priten reshje të dendura bore.
Pjesë të Rrafshit të Dukagjinit do të kenë vetëm reshje në formë të shiut.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 2 deri në 5°C.
Gjatë orëve të pasdites temperaturat do të pësojnë ulje.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 10-30 km/h. /MK