20-05-2024

Parashikimi i motit për sot ( e hënë)

Për sot parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu në pjesën dërrmuese të vendit, të cilat në momente të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, lokalisht priten vërshime.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të luhaten prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 24°C /MK

Asnjë koment

Comments are closed.