30-05-2024

Parashikimi i motit për sot ( e hënë )

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu që nga orët e para të 24-orëshit e deri në mëngjes. Lokalisht reshjet pritet të jenë më intensive, sidomos në jug të vendit.

Në zonat e larta malore pritet të ketë edhe reshje bore, kryesisht në perëndim dhe veriperëndim të vendit.

Gjatë ditës moti do të vijojë me diell dhe vranësira por i freskët.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 16°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.