Parashikimi i motit për sot ( e hënë )
Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta gjatë ditës, ndërsa më të shtuara do të jenë në orët e mëngjesit, duke mos përjashtuar mundësinë për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit me shpejtësi 5-23 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 22 – 25°C. /MK