27-07-2024

Parashikimi i motit për sot ( e martë )

Për sot parashikohet mot i vranët dhe me reshje shiu në të gjithë vendin, me përjashtim në skajin verior ku mund të ketë vetëm riga.

Reshjet pritet të fillojnë në orët e mëngjesit dhe do të vazhdojnë deri vonë pasdite apo në mbrëmje, të cilat më intensive do të jenë në drejt zonës jugore, juglindore dhe lindore, ndërsa më të pakta në zonën veriore.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por kryesisht e lehtë, me shpejtësi prej 5-19 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 – 11°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.