29-04-2024

Parashikimi i motit për sot (e mërkurë)

Për sot parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku nga mëngjesi i vonshëm dhe orëve të pasditës, pritet që vranësirat të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta. Në zona të caktuara priten stuhi të fuqishme.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.

Gjatë kohës me të reshura e stuhi, temperaturat pësojnë ulje të ndjeshme. /MK

 

Asnjë koment

Comments are closed.