26-11-2024

Parashikimi i motit për sot ( e shtunë )

Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, të cilat sërish vonë pasdite dhe në mbrëmje, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe mundësi për breshër. Disa nga rrufetë mund të jenë të fuqishme

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në ato zonat me stuhi kalimtare, me shpejtësi prej 10-55 km/h!

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 29 – 33 °C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.