Parashikimi i motit për sot (e shtunë )
Për të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-41 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 11 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C. Vlerat më të larta parashihet të jenë në Rrafshin e Dukagjini./MK