18-05-2024

Parashikimi i motit për sot ( e shtunë )

Për të Shtunën parashikohet mot me diell në orët e para të mëngjesit, ku pritet menjeherë të arrijë një sistem me vranësira me lëvizje perëndim-lindje, të cilat gjatë pasditës pritet të sjellin reshje të pakta lokale shiu.

Krejtësisht vonë në mbrëmje, pritet të arrijë një tjetër sistem me vranësira nga veriu, duke gjeneruar reshje lokale shiu, kryesisht të përqëndruara në veri të vendit, ku ka mundësi për ndonjë shkarkesë elektrike.

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të luhaten prej 4 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 17=20 °C.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 18-51 km/h!/MK

Asnjë koment

Comments are closed.