Parashikimi i motit për sot (e shtunë)

Për sot (e shtunë) parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku pritet pak kohë para mesditës të fillojnë rrebeshet e izoluara, kryesisht përreth zonave malore, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Gjatë orëve të pasditës, sidomos më vonë dhe në orët e mbrëmjes, reshjet e shiut pritet të shtrihen edhe në zona të tjera, të cilat kohë pas kohe pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe breshër. Disa stuhi mund të jenë të fuqishme.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22-28 °C./MK