Parashikimi i motit për sot, ndyshon gradualisht situata meteorologjike
Për sot, parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell. Në orët e mbrëmjes vranësirat pritet të marrin karakter zhvillimi, duke sjellur së pari reshje lokale shiu në Rrafshin e Dukagjinit, ndërsa gjatë natës do të marrin shtrirje edhe në zonat tjera të vendit.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 21°C.