04-05-2024

Ndërron jetë profesori dhe ish-veprimtari i LDK-së, Shukri Vezaj

Në moshën 69-vjeçare vdiq Shukri Vezaj, ish- profesor në Shkollën e Mjekësisë në Prizren.

Lajmin e bënë të ditur familjarë e miq, në rrjete sociale, raporton Gazeta e Prizrenit.

I ndjeri ishte aktivist shumëvjeçar dhe pjesë e Asamblesë Komunale të Prizrenit të pasluftës.

Vezaj ishte kryetar i parë dhe njëri nga themeluesit e LDK-së, dega në Zhur.

“Pusho i qetë në parajsë prof i nderuar, ke lënë një zbraztirë në mesin tonë!, thuhet ndër të tjera në disa postime të miqve e bashkëveprimtarëve.

Sipas njoftimit, varrimi i Vezajt do të bëhet të hënën, në Zhur / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.