Parashikimi i motit për të dielën, 10.05.
Të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta në orët e mëngjesit, ndërsa më pas pritet shtim i vranësirave, duke gjeneruar ndonjë reshje të izoluar në lokalitete.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 10°C, ndërsa maksimalet prej 21 deri në 24°C./ MK


