16-04-2024

Parashikimi i motit për të enjten ( 07.03 )

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me me vranësira dhe intervale me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike.

Në zonat malore priten reshje bore.

Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 12°C./ MK

 

Asnjë koment

Comments are closed.