Parashikimi i motit për të enjten ( 25.07.)
Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, kryesisht të pakta.
Era do fryjë nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C./MK