30-04-2026

Parashikimi i motit për të enjten, 30.04.

Të enjten parashikohet të depërtojnë masa të ftohta polare, të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët dhe herë pas here reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Fjolla bore ose shqotë mund të paraqiten edhe në disa zona të ulëta të Rrafshit të Kosovës.

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, me minimale që do të lëvizin prej 2 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.