16-09-2024

Parashikimi i motit për të hënën ( 03.06. )

Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Pluhuri Saharian pritet të fuqizohet, kështu, të reshurat do të jenë të përziera me baltë. Të martën ky pluhur pritet të tërhiqet.

Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 16-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 29°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.