27-07-2024

Parashikimi i motit për të hënën ( 10.06.)

Për të hënën parashikohet të mbajë mot i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

Pluhuri Saharian do të vazhdojë, me ç’rast në ato pjesë ku ka të reshura, do të jenë të përziera me baltë.

Era do fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-65 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 30 deri në 33°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.