Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku në zona të caktuara pritet të ketë reshje të izoluara bore gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe atyre të mëngjesit.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 15-37 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -2 deri në 3°C. Pjesa më e madhe e vendit do të mbetet në vlera negative, ndërsa disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit do të kalojnë pak mbi vlera pozitive, njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.