Parashikimi i motit për të martën – 10.12.
Për të martën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku ka mundësi të ketë reshje të izoluara shiu në zona të caktuara. Në mëngjes pritet të ketë lokalisht mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-23 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 5 deri në 9°C./MK