Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell në orët e mëngjesit dhe me acar të fortë, ndërsa menjëherë në orët vijuese pritet të shtrihen vranësira nga perëndimi i vendit në drejtim të lindjes, të cilat më vonë pritet të sjellin reshje të pakta lokale bore. Në zona të veçanta mund të paraqiten në formë të shiut.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -11 deri në -5°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 5°C./MK