01-05-2024

Axha i 18 vjeçarit “Edhe një polic ka qenë duke u qethë, s’ka reaguar”

Për RTV Dukagjini ka folur berberi, në lokalin e të cilit ka filluar e gjithë ngjarja e cila dërgoi në vrasjen e Liridon Fejzullahut. Në emision i pranishëm është edhe axha i Lulzimit. Aty berberi e tha versionin e tij, por që Rrahim Fejzullahu i ka reaguar duke treguar versionin tjetër.

Berberi ka thënë se ngjarja ka filluar për rendin se cili (viktima dhe njëri nga dorasit e tij) do të qethë flokët i pari.

“Normal, te unë ka ardhur i pari ai që është personi i dyshuar, tani viktima ka ardhë masanej. Edhe qaty i pini ai dy cigare (dorasi), edhe tani e çoj punëtorin tim veç me marrë do bukë. Janë kanë tu u qeth tek punëtori jem e jo te unë. Tani erdh ai(viktima), qështu, kur ti pin cigare nuk pres une ty (i ka thënë viktima dorasit), sun pres tan ditën. Edhe qeshtu veç fjalë, unë veç çka e nij tu fol se jam kanë tu fol me punëtorin tem, se janë kanë në rend tek ai e jo tek unë. Normal çka i kom ni tu fol qashtu. Diçka shumë serioze nuk ka qenë… Për fat të keq, nuk kena besu qe ka me ndodhë ky send, se nuk ka pasur diçka masanej, jo ka me ja ba kështu, ja ashtu. Por, Luli okej tha se po eci”, ka thënë ai.

Por ndaj kësaj ka reaguar Rrahim Fejzullahu, axha i Lulzimit, i cili ka thënë se në atë moment të “kacafytjes” te berberi, ka qenë edhe një polic, por që s’ka reaguar.

“Aty kish qenë edhe një polic, duke u qeth. Por, s’ka reaguar. Qetu më ka thënë berberi se kam qenë duke e qethur një polic. E kam pyetur se a ka reagu, më ka thënë jo.” – ka thënë axha i Lulzimit

Asnjë koment

Comments are closed.