Parashikimi i motit për të martën – 24.09.
Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara mund të jenë në formë të rrebesheve afatshkurtër, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë rrufeje.
Era do fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 23°C./MK