25-11-2024

Parashikimi i motit për të martën ( 28.05 )

Për të martën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet kohë pas kohe dhe lokalisht të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, sidomos orëve të pasditës dhe mbrëmjes. Ka mundësi të ketë breshër të vogël.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në zona të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 24°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.