Parashikimi i motit për të mërkurën – 14.08.
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa vonë pasdite dhe në mbrëmje pritet të ketë shtim të vranësirave, duke gjeneruar lokalisht rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike. Kujdes! Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, konkretisht në ato zona ku ka zhvillime të vranësirave, me shpejtësi prej 15-65 km/h.
Temperaturat minimale që do të lëvizin prej 17 deri në 21°C, ndërsa ato maksimale prej 36 deri në 40°C./MK
0