Parashikimi i motit për të premten ( 14.06.)
Për të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në orët e mëngjesit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, i cili do të sjellë destabilizim të motit. Nën këto kushte, gjatë kësaj periudhe kohore, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, me tendenca që më vonë gjatë ditës vranësirat të tërhiqen në pjesën më të madhe të vendit. Përndryshe, nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.
Pluhuri Saharian do të largohet nga vendi ynë.
Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14 °C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 26°C. /MK