Parashikimi i motit për të premten – 21.03
Të premten parashikohet të mbajë mot me diell. Orët e mëngjesit do të mbesin me acar.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10 deri në 30 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej -4 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C./MK