Parashikimi i motit për të premten, 22.05.
Të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku herë pas here pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë edhe në formë rrebeshesh.
Reshjet pritet të jenë kryesisht të pranishme gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjesin e hershëm, si dhe gjatë orëve të pasdites e veçanërisht në mbrëmje, kur pritet të marrin shtrirje në rang vendi dhe të jenë më intensive, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë nga veriu dhe herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 20-56 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimalet prej 20 deri në 23°C. /MK


