Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, përfshirë edhe periudhën gjatë orëve të para të 24-orëshit.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 14-17 °C.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi 20-55 km/h!/MK