Parashikimi i motit për të shtunën, 10.10.
Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku fillimisht gjatë orëve të para të 24-orëshit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, më pas gjatë orëve të pasdites pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Ka mundësi të ketë breshër të vogël.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 26°C./MK


